Arkivi per kategorine ‘Prezantimi’

urime mua

E Martë, 11 Nëntor 2008

uaaaaaaaa na cmendi ky kapitalizmi vrapo vrapo spo numberojme dot as vitet qe kalojne!kam 3 dite qe mbusha 24 vjec dhe spo orjentohesha thosha me vete ore mos kam ngaterruar gje une numberimin se si cne qysh tek kaq shpejt erdhi …boh dale mo se kam gjithe ato mijera gjera akoma per te bere dhe qe normalisht do bej…nejse per te thene sesi kjo kohe na shtyn thjesht te ecim te ecim duke shijuar sasine e gjerave dhe jo cilesine..nejse hajt shume urime vetes dhe rruge te mbare neper jete..

Prezantimi

E Mërkurë, 5 Nëntor 2008

Mireserdha po i them vetes meqe eshte hera e pare qe hap nje blog sidomos nje blog ne Shqip!Me mungonte te shfrehesha pak ne shqip mbas 12 vjet emigracioni ketu ne Itali!Emigrim normalisht jo vullnetar sepse une isha vecse 12 vjece dhe emigrimi dhe rrjedha e jetes time u vendos vetvetiu nga kushtet ekonomike dhe sociale te Shqiperise!(ne 1997)Ehe skam ci kujtoj atyre koherave pervec dhimbjes qe sollen per shume nga ne..Po gjithsesi une tashme jame 24vjec dhe i kam kaluar etapat e veshtira te emigracionit ne te mire apo ne te keq .Ketu ne Itali quhemi’’secondegenerazioni’’sepse jemi brezi me identitet dopio,na konsiderojne gjysem shqiptar gjysem italian per menyren e te jetuarit dhe e te menduarit..Edhe pse mua sme pelqejne shume kategorizimet..Gjithsesi shpresoj te ndaje ne kete blog gjithe reflektimet e mia mbi gjerat qe ndodhin me ne Shqiptaret si ne Itali dhe aty ne Shqiperi!Mirupashfim ne postime te ardhshme!