vihu ne rolin tim
”Vihu njehere ne rolin tim” eshte motoja qe perdoren ne Filande nje grup gazetaresh per ti leshuar nje sfide Ministres se Emigracionit!E cila si pagje te keqe dhe ne menyre shume ironike pranoj sfiden, duke e lene rolin e saj prej politikaneje menjane per nje dite dhe duke u bashkuar me puntoret emigrante(polake dhe bulgare)te nje hoteli ,per te pastruar me ta si te ishte nje puntore e zakonshme..Kjo per te provuar dhe per te jetuar perditshmerine dhe veshtiresite e nje dite prej emigranti..Zakonisht politikanet kur hypin ato karriget harrojne se kush kane qene dhe sillen njesoj sikur te kene lind Ministra!Politika eshte arti i te qenurit qytetare ne radhe te pare dhe kjo shpesh harrohet nga politikanet,ata harrojne qe jane ne radhe te pare qytetar,prinder,punetor etj etj para se te jene politikan!Do thoni ju ku eshte cudija ketu???A do ta bente kete veprim ndonje nga ministrat tane te dashur Italiane kete gje?Sma merr mendja sepse akoma skane arritur te ndergjegjesohen qe emigrantet sjane thjesht numer ne Itali po njerez qe kontribuojne ne mirqenjen ekonomike dhe sociale te ketij vendi dhe e kane te drejtene marte te dreqi te trajtohen si njerez qe kane te drejte te degjohen nga shteti Italian dhe mbitegjitha te respektohen!!As minister te emigracionit skemi kaq shume seriozisht na marrin…Do doja thjesht te dija nese do kishit mundesi ti leshonit nje sfide politikaneve qoft te huaj qofte shqiptare cfare sfide do ti leshonit